Për tre muaj u shpenzuan mbi 401 milionë euro nga arka e shtetit

96
Advertisement

Rreth 12.5 milionë euro janë shpenzuar më shumë, sesa të hyrat gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Advertisement

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të cilat i ka siguruar gazeta, të hyrat e përgjithshme gjatë periudhës janar-mars të këtij viti kanë qenë 388.55 milionë euro, ndërsa shpenzimet 401.02 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse të dhënat tregojnë se ka pasur një ulje të shpenzimeve gjatë këtij tremujori krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kjo ka ndodhur për shkak të rezultatit të një ekzekutimi më të ngadaltë të buxhetit, për shkak të miratimit me vonesë të Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2019.

Në raportin tremujor të shpenzimeve, të cilin e ka siguruar gazeta, shihet se ka rritje të shpenzimeve në kategorinë e pagave dhe të mëditjeve, në atë të subvencioneve dhe transferove, si dhe tek mallrat dhe shërbimet. Ndërsa sa u përket shpenzimeve për projekte kapitale ajo ka pësuar një ulje.

PostAdssFotoja e reklamës