14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Për tre muaj mblidhen gati 90 mijë euro nga laurat digjitale të QKUK-së

Vendosja e laurave digjitale në hyrjet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u ka sjell përfitime kësaj të fundit. Që nga data 6 nëntor të vitit të kaluar kur nisi aplikimi i pagesave në hyrjet e QKUK-së janë mbledhur gati 90 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, shefi i zyrës së financave brenda QKUK-së, Sherif Bytyqi.

“Që nga fillimi i funksionimit të laurave digjitale, nga 6 nëntori 2017 e deri me 5 shkurt 2018 janë grumbulluar të hyra në vlerë prej 80.790.50 euro”, ka thënë Bytyqi përmes një përgjigje elektronike.

Ai ka shtuar se këto mjete dhe të hyrat e parkingut janë të destinuara për pagesat e shujtës së punëtorëve.

“Shuma e parave të grumbulluara nga të hyrat e tërësishme, pra edhe të hyrat e parkingut janë të destinuara për pagesën e shujtës se punëtorëve të QKUK-së”, ka shtuar Bytyqi.

Ndërsa, për një vit (2017) shuma e të hyrave të tërësishme në QKUK ka qenë mbi 1 milionë, saktësisht 1.058.133.00€, ndërsa vetëm nga parkingu ka qenë 176.229.42€.

Mirëpo, fillimi i aplikimit të kësaj forme të re të pagesave në hyrjet e QKUK-së ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata të veturave në pritje për të hyrë brenda.
Faton Hajzeraj, zyrtar i IT-së në QKUK ka thënë për Indeksonline se pritjet e veturave janë më shumë në dalje, kur edhe përfundon orari i punës.

Mirëpo, Hajzeraj thotë se po planifikohet shtimi i një hyrje për staf mjekësor, e cila do të shfrytëzohet edhe si hyrje kryesore emergjente.

“Pritjet janë veç në dalje, ndërsa në hyrje nuk ka. Daljet janë kur përfundon orari i punës. Duke qenë se jemi shumë punëtor dhe duke marr parasysh që tani kemi filluar edhe vijueshmërinë e punës, po respektohet orari. Dhe atëherë është normale që në përfundim të orarit të krijohen pak kolona brenda QKUK-së në daljet. Ne kemi plan shtimin edhe të një hyrje dhe dalje, ku ajo do të shfrytëzohet nga stafi më shumë dhe ka me qenë si hyrja kryesore emergjente, kur të përfundon objekti i ri i emergjencës. Ekziston një rrugë që do të intervenojmë në asfaltim dhe rregullim me laura si hyrjet dhe daljet tjera, dhe ajo rrugë është afër rrugës për Spital Amerikan”, ka thënë Hajzeraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img