Site icon PrishtinaPress

Për tre muaj 4,630 euro për dreka zyrtare

Sipas raportit të shpenzimit të buxhetit për tre muajt e parë të vitit 2018, për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, mëditje për udhëtim jashtë vendit, akomodim dhe shpenzime tjera jashtë vendit janë paguar 4,100 euro.

Raporti i shpenzimit të buxhetit për periudhën janar-mars 2018, i cili është paraqitur në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Skenderajt, ka treguar për shpenzime enorme në disa kategori.

Më së shumti është shpenzuar për dreka zyrtare, 4,630 euro, dyfish më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2017 (2,144 euro), për shpenzime të udhëtimit, të akomodimit dhe shpenzime tjera jashtë vendit 4,085 euro (në të njëjtën periudhë të vitit 2017 janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit vetëm 41,80 euro), për qymyr (thëngjill) janë shpenzuar për tre muajt e parë të vitit 39 mijë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar zero shpenzime, për dru për djegie janë shpenzuar 26,046 euro, ndërsa në vitin 2017 janë shpenzuar për dru 414 euro, shkruan sot Zëri.

Për derivate për automjete janë shpenzuar 13,067 euro, 3 mijë euro më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2017 (10,595 euro), për shpenzime të telefonisë fikse janë shpenzuar 3,077 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 778 euro, si dhe për shpenzime për furnizim për zyrë janë shpenzuar 35,127 euro, dyfish më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë shpenzuar 18,472 euro.

Exit mobile version