Site icon PrishtinaPress

Për tre ditë dyfishohet numri i viktimave të coronavirusit në Austri, infektohen 5.560 persona – Tiroli “vatra” e epidemisë

Në Austri sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit 5.560.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave zyrtare numri i të vdekurve është rritur në 31, më saktësisht 38, pasi që në shtatë raste është konfirmuar se të vdekurit kanë qenë të infektuar me coronavirus, por derisa nuk publikohen rezultatet e obduksionit ata nuk po cilësohen si viktima të epidemisë, transmeton Telegrafi.

Kjo tregon se në tre ditët e fundit numri i viktimave është dyfishuar. Deri më tani testit të coronavirusit i janë nënshtruar 32.407 persona, dhe ky numër nga çasti në çast po rritet.

Kujtojmë që Tiroli vazhdon të jetë “vatra” e epidemisë me 1.393 dhe sipas ekspertëve ky numër pritet të rritet tutje.

Exit mobile version