-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Për të treguar se s’ka dallavere, Spitali i Pejës e bën publike listën e pritjes për rezonancë magnetike

Spitali i Pejës ka njoftuar se ka nisur  publikimi i listave të pritjes për rezonancë magnetike.

Kjo për të treguar se nuk ka manipulime në këtë proces.

Në anë të një njoftimi ky spital thotë se “me qëllim të transparencës së plotë për pacientët dhe publikun lidhur me listën e pritjes së pacientëve për ekzaminim me rezonancë magnetike, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar të publikojë listën javore të pritjes së pacientëve”.

“Kriter i rënditjes në listë është radha e paraqitjes dhe me rastin e paraqitjes për termin pacienti merrë numrin e tij rendor dhe ekzaminimi me rezonancë magnetike bëhet vetëm në bazë të radhës.  Këtë radhitje të pacientëve NE synojmë ta dëshmojmë përmes prezantimit para publikut në baza javore”, thuhet në njoftim.

“Natyrisht në këtë listë nuk janë rastet spitalore e urgjente sepse kjo nuk është e mundur të planifikohet. Lista e pritjes për këtë javë pra nga data 27-31 mars 2023 mund ta gjeni në foton e bashkangjitur”, përmbyllet njoftimi./PrishtinaPress/

Më poshtë e gjeni listën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img