1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Për targat ende po negociohet, Bislimi: Ia kemi dërguar 20 modalitete BE’së

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë ka treguar se kanë dërguar 20 propozime tek emisari sllovak Miroslav Lajcak për atë se si Qeveria e Kosovës e sheh zgjidhjen për targat nga data 21 nëntor dhe periudhën e ardhshme. 

Në një intervistë për Tëvë1, Bislimi ka thënë se cilindo prej atyre propozimeve e përkrahin, dhe do ta bëjnë publike se për cilin propozim do të ketë pajtueshmëri.

“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modaliteti janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, ka thënë Bislimi.

Bislimi potencoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, të hënën fillon gjobitja për targat ilegale.

Qeverisë Kurti i është kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja që të shtyjë vendimin për targat si dhe të nisë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img