9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Për shkak të veteranëve, BE sheh problem ndërmjet Kosovës e FMN-së

Problemi me pensionet e veteranëve shihet si pika më kritike në raportin e progresit për Kosovën në aspektin ekonomik.
BE-ja shpreh frikën se numri i madh i veteranëve që marrin pension nga shteti rrezikon ekonominë dhe parasheh problem mes Kosovës dhe FMN-së. Por veteranët nuk pajtohen më këtë gjetje.
Kryetari i OVL të UCK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësitë që me Qeverinë e Kosovës të ndryshohen dy ligjet thelbësore për veteranët, raporton ktv.
Ai i Vlerave të Luftës dhe Ligji i Veteranëve, për çka ai beson se do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e atyre që marrin pension nga shteti. Qeveria e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet që brenda dy javësh të diskutojnë edhe njëherë vijat e kuqe se deri ku mund të shkohet me financimin e shtetit për pensionistët e luftës, pasi numri i tyre është trefishuar në krahasim me planifikimin që kishin për 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img