-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Për shkak të punimeve nga sot mbyllet një pjesë e rrugës Kllokot-Gjilan

Për shkak të punimeve nga sot mbyllet një pjesë e rrugës Kllokot-Gjilan

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge, raporton RTKlive.

“Ju lutemi që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë, të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese.”, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img