Për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat e komunave të Kosovës mund të bien deri në 30 milionë euro

96
Advertisement

Rënia e të hyrave buxhetore do t’i ndikojë edhe të hyrat komunale, qoftë nga transferet qeveritare apo nga të hyrat e tyre vetanake.

Advertisement

Kështu thuhet në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP

“Komunat do të ndikohen negativisht edhe nga rënia e të hyrave vetanake që përbëjnë rreth 18 për qind të të hyrave komunale. Ndërsa, janë pezulluar edhe 10 milionë euro investime nga niveli qendror në komuna. Në anën tjetër, pandemia COVID-19 ka shkaktuar kosto shtesë për komuna, mirëpo këto shpenzime pritet të mbulohen nga Qeveria e Kosovës përmes një mase nga pako emergjente me vlerë 10 milionë euro”, thuhet në raport.

Sipas GAP-it, të hyrat e komunave mund të bien deri në 30 milionë euro.

“Granti i përgjithshëm i komunave mund të bie për 24 milionë euro apo 17 për qind, ndërsa të hyrat vetanake pritet të bien të paktën për 5 milionë euro. Pra në total, të hyrat e komunave mund të bien për 29 milionë euro apo 5 për qind. Mirëpo, nëse bazohemi në parashikimet e FMN-së, të hyrat e përgjithshme të komunave mund të bien për 34 milionë euro apo 6 për qind. Rënia e të hyrave në nivel qendror do ta ndikojë negativisht edhe në grantin për kryeqytetin, i cili mund të ketë një rënie prej një deri në dy milionë euro”, thotë GAP.

Sa i përket investimeve kapitale që prekin komunat, janë pezulluar rreth 10 milionë euro investime të reja nga ministritë.

Parashikimet për të hyrat komunale pas pandemisë (në miliona euro) | Burimi: Instituti GAP

“Pjesa më e madhe e projekteve që janë pezulluar, apo rreth 71 për qind, janë investime kapitale të MIA në komuna. Ndërsa, 23 për qind janë projekte kapitale të MKRS dhe 6 për qind të MASHTI-t. Ndër projektet kryesore që ishin paraparë të realizohen nga MIA në komunat e Kosovës dhe që janë pezulluar janë ndërtimi i impianteve në komunat e Gjilanit (1 milion euro) dhe Ferizajt (500 mijë euro), zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në Vushtrri (750 mijë euro), ndërtimi i shtëpive në pjesën veriore të Kosovës (500 mijë euro), dhe më shumë. Kurse, tek projektet e MKRS, projektet kryesore të pezulluara janë ndërtimi i Qendrës Nacionale të Tenisit të Kosovës në Prishtinë (200 mijë euro) dhe Rivitalizimi i stadiumit në Pozheran në Viti (200 mijë euro). Nga projektet e MASHT do të preken ndërtimi i shkollës ‘Fan Noli’ në Kamenicë (200 mijë euro) dhe ndërtimi i shkollës në Damjan në Gjakovë (169 mijë euro)”, vijon raporti, përcjell Telegrafi.

Për adresimin e shpenzimeve të komunave nga COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte hartuar një masë të veçantë. Masa numër 5 e Pakos Emergjente Fiskale ofron komunave një mbështetje shtesë financiare deri në 10 milionë euro.

“Si kriter për alokim të shumës së buxhetuar për komuna është numri i banorëve për komuna, mirëpo komunat e prekura më shumë nga pandemia do kenë edhe diskriminim pozitiv. Shpenzimet për COVID-19, fillimisht do të financohen nga komunat nga projektet e tyre kapitale të planifikuara për 2020 dhe të hyrat e bartura, dhe më pas do të rimbursohen nga Ministria e Financave”, përfundon raporti. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës