Tash e tre ditë Gjykata Themelore në Prishtinë është duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas kësaj gjykate kjo situatë ka vështirësuar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit të Drejtësisë.

“Po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë”, thuhet në njoftim.

Tutje Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate.

“Nëse nuk zgjedhet ky problem do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale”.