2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Për shkak të Listës Serbe dua ta shes të gjithë pasurinë”: Serbët në Shtërpcë po ikin nga partia që e kontrollon Vuçiqi

Trysnia e Listës Serbe, parti e dirigjuar nga Beogradi, ndaj serbëve lokalë në Kosovë po vazhdon të rritet edhe në pjesën qëndrore të vendit tonë.

Nëse veriu i vendit deri më tani ka qenë “ishulli” në të cilin Lista Serbe ka vepruar duke i terrorizuar qytetarët serbë të Kosovës, kjo organizatë tashmë efektin po e arrin edhe në Shtërpcë. Kjo komunë drejtohet nga Dalibor Jevtiq i Listës Serbe.

 

Pikërisht për shkak të Listës Serbe dhe Jevtiqit, serbët kanë filluar të largohen nga Shtërpca.

Në fshatin Sevcë, Lazar Milenkoviq e ka vendosur në shitje të gjithë pasurinë e tij. Në shpallje shkruan: “Për shkak Listës Serbe dhe kryetarit te komunës, Dalibor Jevtiq.”

Një fakt i tillë e godet rëndë propagandën e Serbisë për largimin e serbëve nga Kosova. Kjo dëshmon se serbët lokalë janë të dëshpëruar me Beogradin zyrtar dhe krijesën e tij në Kosovë – Listën Serbe.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img