Bëhet e ditur se janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve dhe rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike.
Sipas minsitres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ky propozim vendim parasheh themelimin e Komitetit Teknik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandime për masa në sektorin e energjisë.
Ndërkaq, sot gjatë ditës, një numër i qytetarëve janë mbledhur para ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) për të kërkuar furnizim të rregullt me rrymë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizavnolli.
Ata me anë të kësaj proteste duke gjuajtur me poça elektrik kanë thënë se KEDS-i duhet të nacionalizohet.
Protestuesit u shpërndan të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe ne ditët në vijim.