Site icon PrishtinaPress

Për shkak të Kosovës shfaqet rivaliteti mes Dua Lipës e Rita Orës?

Ka tash e një kohë që flitet mbi rivalitetin e theksuar të Dua Lipës dhe Rita Orës. Dy vajzat nga Kosova që po ngjiten drejt majave të suksesit në botë kësaj here e kanë ekspozuar rivaletin në formën më të hapur të mundshme.
Ka qenë Dua ajo që ka bërë fillimisht një postim njoftues mbi koncertin Sunny Hill.

Me anë të një statusi në Facebook ajo ka treguar se është e lumtur që SunnyHill Festival po vjen në Kosovë.

“Po ndihmojmë që Kosova të vendoset në hartën e vendeve kulturore. Unë do të jem në Kosovë disa ditë para festivalit për të ndihmuar në bamirësi dhe për të vizituar vendin tim të lindjes” ka shkruar mes tjerash Dua Lipa në Facebook.

Vetëm 45 minuta pas, ka qenë Rita që ka reaguar për të shprehur përkushtimin ndaj Kosovës me një foto me Atifete Jahjagën.

Ajo ka kujtuar momentin kur është dekoruar nga presidentja Atifete Jahjaga me titullin “Ambasadore Nderi”, të cilin e ka quajtur një moment në histori, ndërsa ka shtuar se qysh nga atëherë kanë realizuar shumë nga planet dhe kanë shumë të tjera për t’i përmbushur.

“Derisa po udhëtoja për performancën time të ardhshme, mendova se sa gjëra të mahnitshme kanë ndodhur në jetën time. Ky moment ishte tejet i veçantë për mua. Do të ndihem gjithmonë e përulur dhe e privilegjuar që kam titullin e këngëtares së parë që vij nga Kosova dhe e kam vendosur vendin tonë të bukur me plot dashuri e talent në hartën e botës”, është shprehur Rita.

Ajo ka thënë se do ta vazhdoj misionin e saj të ambasadores me krenari dhe do të vazhdoj që ta ngrit emrin e Kosovës aty ku gjithmonë e ka merituar “KUDO”.

Exit mobile version