Policia na njoftuar se Njësia e Komunikacionit Rrugor ka nisur që prej datës 21 janar, zbatimin e planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”.
Ky plan, sipas policisë ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.
“Fokusi kryesor i këtij plani është: Parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve. Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se që nga data 21 deri më 26 janar, janë shqiptuar 89 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 37 për mospërdorim të rripit të sigurisë.“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishën në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.