1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat

Disa studime kanë treguar se marrja e trans-yndyrave të ngopura ndikon në zemër dhe lajmet nuk janë të mira!

Veç kësaj, nëse hani ushqim shumë të kripur, gjithashtu mund të ngrini shtypjen e gjakut dhe kështu do të rrisni rrezikun nga sëmundje të shumta kardiovaskulare.

Pyetja të cilët shumicën e huton dhe rreth së cilës edhe shumë ekspertë nuk pajtohen është se cili është më i shëndetshëm për pacientët me zemër të sëmurë, vaji apo gjalpi?

Natyrisht çdo gjë varet për çfarë vaji bëhet fjalë… Kështu, për shembull, megjithëse është i shëndetshëm, vaji i ullirit assesi nuk do të duhej të përdorej për fërgim, sepse kur nxehet në temperatura të larta liron substanca të dëmshme.

Secili që vuan nga ndonjë sëmundje e zemrës e di sa është e domosdoshme që t’i kushtohet kujdes ushqimit, por edhe stresit dhe shprehive të këqija siç janë pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Kur bëhet fjalë për ushqimin, është posaçërisht e nevojshme t’i kushtohet kujdes sa dhe cilën yndyrë e fusni në organizëm, sepse ato mund të ngrenë kolesterinën, si edhe a e teproni me erëzat, më saktësisht me kripën, sepse kripa ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut.

Sëmundjet e zemrës marrin çdo vit një numër të madh të jetëve dhe vitet e fundit ky problem prek jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë që po vuajnë gjithnjë e më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të monitorohet cilësia dhe sasia e yndyrës që konsumojmë për të shmangur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Disa nga llojet më të mira të yndyrave për pacientët me zemër janë:

▪ acidet yndyrore omega-3;
▪ yndyrat të pangopura me origjinë bimore;
▪ yndyrat e pangopura me origjinë bimore.

Cilat janë llojet më të këqija të yndyrës për zemrën?

Disa nga llojet më të këqija të yndyrës për pacientët me zemër janë:

▪ margarina;
▪ vaji i palmës;
▪ vaji i kokosit.

Pra, vaji fiton betejën kundër gjalpit kur bëhet fjalë për një dietë që nuk është e përshtatshme për pacientët me zemër. Megjithatë, është mirë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të zgjidhni burimet bimore të vajrave që favorizojnë shëndetin e zemrës. Prandaj, rekomandohet zëvendësimi i gjalpit me vaj ulliri, dhe heqja dorë plotësisht nga margarina, produktet e qumështit, kremi dhe majoneza.

Kur flasim për vajrat, llojet më të shëndetshme janë:

▪ vaji i ullirit;
▪ vaji i lulediellit;
▪ vaji i kanolës;
▪ vaji i avokadove;
▪ vaji i arrave;
▪ vaji i orizit;
▪ vaji i bajameve

Si të përfshini vajin në dietë që të mos dëmtojë zemrën?

Pavarësisht se është i shëndetshëm, ekspertët nuk rekomandojnë përdorimin e vajit të ullirit për tiganisje, sepse ai çliron lëndë të dëmshme gjatë trajtimit termik në temperatura të larta.

Mbinxehja mund të çojë në oksidimin dhe lirimin e kancerogjenëve, radikalëve të lirë që mund të shkaktojnë inflamacion dhe arterosklerozë në afat të gjatë duke bllokuar arteriet me nivele të larta të kolesterolit.

Përveç kësaj, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të përdorni vajin për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme:

▪ Shmangni rinxehjen e vajit pasi ta përdorni një herë;
▪ Shmangni mbinxehjen e vajit gjatë gatimit ose zgjidhni varietete me temperaturë të lartë ngrohjeje si vaji i lulediellit ose i kokosit;
▪ Ruajeni vajin në vende të thata dhe të freskëta;
▪ Mbajeni vajin larg rrezeve të diellit;
▪ Mos e teproni me sasinë e vajit;
▪ Kushtojini vëmendje datave të skadencës dhe mos e ruani për më shumë se 12 muaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img