Xhamia e vjetër në Podujevë po ripërtërinë një traditë, poashtu të vjetër shqiptare. Hoxha i kësaj xhamie bëri thirrje që namazi i datës 17 shkurt të falet me plis në kokë.
Me plis në kokë u panë si moshat e vjetra, ashtu edhe ato të reja.
Pas përfundimit të ritualeve fetare, atmosfera nuk mungoi jashtë xhamisë.
Faljen e namazit të xhumasë, e pasoi edhe dërgimi i ndihmave për disa familje me nevojë në këtë komunë, të cilat u mblodhën nga xhemati i kësaj xhamie.