1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

​Për një vit çmimet e konsumit u rritën për 7.6 për qind

Çmimet në Kosovë janë më të larta në muajin mars të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 7.6 për qind.

Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i ulët në një mesatare prej 0.4% në muajin mars 2023, krahasuar me muajin shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022 ishte 7.6%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i ulët në një mesatare prej (-0.4%) në muajin mars 2023, krahasuar me muajin shkurt 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (-22.7%); energji elektrike (-7.1%); shërbime për transport (-2.8%); vajra dhe yndyra (-1.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-1.8%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (-1.0%). Ndërsa, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: prodhime ushqimore (1.8%); rekreacion dhe kulturë (0.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (0.4%); si dhe veshje dhe këpucë (0.2%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas këtij raporti, inflacioni vjetor i matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022 ishte 7.6%.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (19.2%); mish (16.6%); prodhime ushqimore (16.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (15.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (13.7%); bukë dhe drithëra (12.8%); perime (11.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (9.6%); peshq (9.6%); mbrojtje sociale (9.5%); kujdes personal (9.0%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); restorante dhe hotele (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.9%); pije alkoolike, duhan (7.4%); pemë (6.8%); gjëra personale (6.1%); pije joalkoolike (6.1%); vajra dhe yndyra (5.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.3%); duhan (5.2%); pushime e organizuara (5.0%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sipas njoftimit të ASK-së, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.9%); energji elektrike (-4.8%); pajisje audio-vizuele dhe fotografike për përpunimin e informatave (-3.0%); mjete të komunikimit (-2.9%); gaz (-1.3%); dhe sigurime (-0.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind)./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img