Edhe këtë fundjavë në Doganën e Vërmicës pati një fluks të madh të hyrjes në Shqipëri me destinacion bregdetin.
Të dhënat e Policisë kufitare flasin për rreth 30 mijë shtetas të Kosovës të cilët që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës kaluan doganën e Morinës. Nga pushuesit nuk ka shumë ankesa për pritje pavarësisht numrit të madh të udhëtarëve.
Ndërkohë, statistikat e muajit korrik flasin për shifra rekord të hyrjeve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga korriku i vitit të kaluar kur janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri rreth 300 mijë shtetas të Kosovës. /RTK/