0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Për një muaj 20 mjekët ikin nga Kosova, Syla: Kjo është tragjedia që po i ndodh këtij vendi

Vetëm për gjate muajit janar të këtij viti 20 mjekë kanë ikur nga Kosova. Vitin e kaluar vendin e kanë lëshuar 210 mjekë, për të kërkuar pagë e kushte më të mira të punës në vende të ndryshme të Evropës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në një prononcim për GazetënInsajderi tha se në arkivat e kësaj federate janë të dokumentuara paralajmërimet e ikjes masive të mjekëve. Por siç thotë ai askush nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e tyre.

’Këtë vit janë larguar 20 mjekë nga Kosova kurse 41 mjekë janë larguar nga sektori publiku duke shkuar ne sektorin privat’’, tha ai për Insajderin.

Tash situata është përkeqësuar tej mase. Të gjithë që ikin janë nën moshën 30 vjeçe. Mandej nga sistemi publik mjekët po ikin në sistemin privat. Ne do të mbesim pa kuadro dhe kjo është tragjedia që po i ndodh Kosovës. Sot mjeku paguhet 630 euro dhe infermieri 373 euro, normal që në Evropë ikin. Tash është vështirë m’i ndal pasi është krijuar ideja që në Kosovë nuk veprohet’’, tha Syla për Insajderin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img