1 mijë e 50 gjoba janë shqiptuar ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID-19.
Gjoba këto që u shqiptuan nga Policia e Kosovës për vetëm brenda 24 orëve.
Ndërsa, 1 mijë e 13 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.
Kështu bëhet e ditur nga policia.
Ndërkaq, në të dhënat e ndodhive të 24 orëshit, bëhet e ditur se në rrugët e Kosovës ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 19 të tjera janë aksidentet me të lënduar.
Po ashtu janë edhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale.
Për 24 orë policia arrestoi 22 persona, derisa 13 dërgoi në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.