7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Për një ditë, hajnat kryejnë vjedhje në tri shtëpi në Kosovë

Tri raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në 24 orëshin e kaluar në Policinë e Kosovës.

Të tri rastet e raportuara kanë të bëjnë me vjedhje në shtëpi, nga persona të panjohur raporton Indeksonline.

Në rrugën “Laura Shamani” në Prishtinë, një ankues ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Nga aty janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Në anën tjetër, edhe në Ferizaj ka ndodhur një rast i vjedhjes, ku persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës që jeton jashtë vendit. Policia bën të ditur se nga shtëpia janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari. Edhe ky rast është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Në një shtëpi në Vushtrri është kryer vjedhje gjithashtu.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh” thuhet në raportin e policisë. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img