4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Për nëntë muaj, Kuvendi i Kosovës shpenzoi 5 milionë euro për paga dhe mëditje

Me vota unanime, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2021.

Raportin e ka prezantuar sekretari Ismet Krasniqi, i cili tha se shpenzimet për këtë periudhë krahasuar me ato më të 2020-së janë më të larta.

“Paga dhe mëditje 5 milionë e 605 mijë e 549 euro ose 99.98 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 67.62 për qind e buxhetit vjetor. Mallra dhe shërbime 501 mijë e 191 euro ose 37.28 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 21.38 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130 mijë 036 euro përqind ose 78.93 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 63.43 për qind e buxhetit vjetor. Subvencione dhe transfere 8,800 euro ose 9.16 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 6.29 për qind e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276 mijë e 134 euro ose 21.53 për qind e buxhetit nëntëmujor”, tregoi Krasniqi.

Komisioni ka miratuar edhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

Ndërsa, Komisioni nuk ka miratuar Raportin Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe as të KOSTT-it për vitin 2020. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img