1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Për nëntë muaj, 55 persona humbën jetën në aksidente komunikacioni në Kosovë

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Kosovë. E, që nga fillimi i vitit 2020 e deri në shtator, vdekjen nga aksidentet e kanë gjetur 55 persona.

Kurse numri i aksidenteve me persona të lënduar ka qenë 3 mijë e 663, ku në këto aksidente janë lënduar 6 mijë e 825 persona.

Zyra për media në Policinë e Kosovës bën të ditur për Telegrafin se numri total i aksidenteve janar-shtator 2020 është 9 mijë e 295, ku prej tyre 5 mijë e 581 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Ndërsa në vitin 2019, Policia bën të ditur se në periudhën janar- shtator- ka pasur më shumë aksidente me fatalitet.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2019  kanë humbur jetën 76 persona. Ndërsa kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, 4 mijë e 443 kanë qenë aksidente me persona të lënduar kurse 7 mijë e 223 vetëm me dëme materiale.

Të dhënat për aksidentet në vitet paraprake: 

Në vitin 2018 vërehet rënie e numrit krahasuar me 2017:

• Aksidenteve në trafikun rrugor, nga 17.695 në 15.741 aksidente, apo rënie për 11.04 %.

• Aksidenteve me dëme materiale, nga 11.183 në 9.424, apo rënie për 15.72%.

• Aksidenteve me pasoja fatale, nga 122 në 100, ose rënie për 18.03%. Nga ky numër i aksidenteve, 129 persona kanë humbur jetën, që krahasuar me vitin 2017 shënon një rënie për 5.83%.

• Aksidenteve me lëndime, nga 6.390 në 6.217, ose rënie për 2.70%. Nga ky numër i aksidenteve, 12.360 persona janë lënduar, që krahasuar me vitin 2017 shënon rënie për 2.25%.

Policia thekson se si autoritet i zbatimit të ligjit po punon me përkushtim përmes planifikimeve operacionale, fushatave etj, për reduktimin në vazhdimësi të aksidenteve dhe njëkohësisht po ndërmerr veprime ligjore ndaj kujtdo që shkelë rregullat dhe cenon sigurinë në rrugë.

“Mund të veçojmë se mosrespektimi i rregullave dhe shenjave të trafikut, pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore në trafik, prandaj drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaftë të matur dhe vigjilent në respektimin e rregullave dhe shenjave në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, 11 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 21 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img