Këngëtari i njohur, Capital T, ka rrëfyer lidhur me jetën e tij personale.
Në një intervistë për emisionin Radar, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.
Një lidhje e ngrohtë dhe e përzemërt, siç e ka përshkruar këngëtari, ka bërë që ai të ndihet i bekuar dhe i kënaqur.
Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.