Site icon PrishtinaPress

“Për më shumë se 3 vjet opozita kërkoi zgjedhje, tashmë ka dështuar” – Haxhiu ironizon me opozitën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një videoje ka ironizuar me opozitën lidhur me temën e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se për më shumë se tre vjet opozita ka kërkuar zgjedhje dhe sipas saj kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë të gatshëm për zgjedhje, opozita “kishte ngurruar”.

“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje.

Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e   dini të gjithë çka ndodhi…”, ka thënë Haxhiu.

Exit mobile version