8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Për më shumë se 100 vite, veç një betejë është bërë në territorin amerikan: Pika më strategjike në planet! (Foto)

Beteja për Atunë më 11-29 maj 1943, u bë mes Ushtrisë amerikane të mbështetur nga trupat kanadeze nga njëra anë dhe Ushtrisë japoneze nga ana tjetër. Atu ishte ishull në territorin e Alaskës, që sot është shtet federal amerikan. Kjo është beteja e vetme në territorin amerikan pas luftërave me vendasit indianë dhe pas Luftës Civile amerikane (1861-1865).

Rëndësia strategjike e Alaskës ka qenë gjithmonë e qartë: Gjenerali amerikan Billy Mitchell më 1935 i tha Kongresit se “kushdo që mban Alaska e mban botën” dhe se kjo është “pika më e rëndësishme strategjike në planet”. Japonezët kishin mendim të njëjtë, për çka më 7 qershor 1942, gjashtë muaj pas sulmit në Pearl Harbor, pushtojnë ishujt Atu dhe Kiska, transmeton Telegrafi.

Artileria japoneze në Atu

Amerikanët e dinin se japonezët tash do ta kenë më lehtë të bombardojnë bregdetin Perëndimor, ndaj zbarkojnë më 11 maj të vitit 1943 dhe sulmojnë japonezët e udhëhequr nga koloneli Yamasaki. Pas dy javë luftimesh në kushte të akullta dhe me shumë viktima në të dy anët, japonezët “mbështeten për muri”. Më 21-22 maj, flota në gjirin e Tokios – e përbërë nga katër transportues të aeroplanëve, tri luftanije, shtatë korocare dhe 11 shkatërrues – niset për në Atu për të ndaluar marrjen e ishullit nga amerikanët. Por, para se të niseshin, Atu bie. Më 29 maj, pa shpresë për ndihmë, Yamasaki udhëhoqi trupat në sulmin e fundit vetëvrasës. Kjo betejë ishte e tmerrshme për amerikanët, por në fund japonezët munden.

Zbarkimi i forcave amerikane në Atu

Gjatë luftimeve janë vrarë 549 amerikanë, ndërsa mes japonezëve ishin 2850 të vrarë e plagosur dhe veç 29 të dorëzuar. Pas kësaj humbjeje, japonezët evakuojnë garnizonin nga Kiska dhe më 28 korrik merr fund edhe okupimi i këtij ishulli nga ta.

Ky dështim – bashkë me vrasjen e admiralit gjenial japonez në sulmin e planifikuar ajror, Isoroku Yamamoto – kishte efekt demoralizues për Ushtrinë e Japonisë dhe për rrjedhën e luftimeve në Paqësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img