Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është nderuar sot nga veteranët e UÇK-së.
Në Ditën e Veteranëve, dega e OVL-UÇK-së në Gjakovë i ka ndarë Lekajt mirënjohje për kontributin tim gjatë luftës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se kjo është një nder i madh.
“Sot, në Ditën e Veteranit, pranova mirënjohjen nga Kryetari i OVL-së, dega Gjakovë, z. Sadri Hoxha, për kontributin tim gjatë luftës. Është një ndjenjë e mirë të isha pranë gjithë këtyre veteranëve që dhanë një kontribut të madh për vendin gjatë kohës së luftës”, ka shkruar Lekaj.