Kryeministri Albin Kurti u komentua shumë ditëve të fundit rreth çështjes së dialogut dhe formimit të Asociacionit.
Kjo edhe për shkak që njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë – kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e cilësoi si të pranueshme marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të nënshkruar në vitin 2013, nëse si kundërshpërblim, Kosova do të merrte njohjen defakto nga Serbia.
Kjo ngjalli edhe dilema mbi kompaktësinë e tyre rreth qasjes që e kanë në dialogun me Serbinë.
Për deputetin e dikurshëm të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, të gjitha deklaratat e fundit të Kurtit dhe Konjufcës janë naivitet politikë
Kjo sepse sipas tij, të dy këta janë të gatshëm ta bëjnë themelimin e asociacionit.
Por, ndryshe po shprehet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami.
Për të, nëse ekziston një temë ku e gjithë Vetëvendosje është bashkë, ajo është tema e dialogut me Serbinë.
E dialogu Kosovë- Serbi, duket se është bllokuar sërish pas takimit të fundit të 14 shtatorit në Bruksel.
Jo vetëm që nuk u arrit ndonjë përparim, por më pas, kryeministri Kurti hodhi kritika e akuza ndaj emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak.
Sipas kryeministrit kosovar, ndërmjetësuesi evropian ka filluar të bëhet palë në bisedime, duke ia mbajtur anën Serbisë. /Tëvë1