Juliana Nura, senzacioni i Big Brother VIP Kosova dha intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e ku tjetër pos në Prive. Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve të famshme nga hapësira ku kaloi 103 ditë të plota në garë për çmimin e madh dhe doli si personi i 3 me i votuar per finalen.
Juli u pyet për shumëçka nga personalja por edhe loja. Ajo u shpreh se nga pesë finalistët, fitoren më së paku e meritonte Vedati me te cilin edhe ka pasur mjaft shume zenka brenda lojes ne shtepine e Big Brother Vip Kosova.
Për të parën herë, bukuroshja komentoi deklaratat e Noizyt sa ajo ishte brenda shtëpisë. Reperi u pati distancuar nga Juli duke thënë se nuk ka të bëjë me të dhe emri i tij po përdoret vetëm për vëmendje. “E vërteta është se publiku na ka parë bashkë, nuk jam zhgënjyer nga deklaratat e tij”, tha Xhuli.
Çka ka për të thënë Juli për këtë gjë? E kuptojmë në vijim përmes materialit të mëposhtëm. Ndryshe, Juliana ka fituar nje kontrate nga kompania e miellit ku do te jete imazhi i saj./Prive/Shiko videon: