Kombëtarja e Shqipërisë në minifutboll ka shkruar historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve.
Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko barazuan në ndeshjen e tretë me rezultatin 0—0 përballë Kolumbisë dhe kaq i mjaftoi Shqipërisë për të avancuar më tej në botërorin e minifutbollit.
Shqipëria ruajti portën e paprekur dhe avancoi më tej si e treta më e mirë e Grupit F me dy pikë të grumbulluara.
Në fazën e eliminimit direkt, Shqipëria do të ketë për kundërshtarë Ukrainën.
Ndeshja mes Shqipërisë e Ukrainës do të zhvillohet më 8 qershor me fillim nga ora 20:35.