Për herë të parë që nga themelimi 25 vite më parë, Policia e Kosovës ka himnin dhe marshin e saj, ndërsa është kompozuar nga Valton Beqiri. Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Në ceremoninë e policisë në përvjetorin e themelimit, Kelani tha se në këtë datë historike është publikuar për herë të parë.
“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen”, tha Kelani.