Për herë të parë në QKUK, pacientit i hiqet një cist në të dy anët e veshkës

136
Advertisement

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë intervenuar tek një pacient, duke i hequr një cist, i shfaqur në të dy anët e veshkës.

Advertisement

Sipas një njoftimi të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), kjo sëmundje është e rrallë në praktikat mjekësore dhe është trajtuar nga një ekip mjekësor, i përbërë nga kirurgë abdominalë dhe urologë, për herë të parë në Kosovë.

“Operacioni është realizuar me përdorimin e aparaturës bashkëkohore (thika ultrasonike), e cila është vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale dhe tashmë është pjesë e punës së përditshme në këtë klinikë. Intervenimi është kryer nga kirurgët e përgjithshëm, dr. Valon Zejnullahu, dr. Salih Krasniqi, dr. Ismet Shaqiri, si dhe urologëve dr. Destan Kryeziu, dr. Liridon Selmani, dr. Driton Ferizi dhe dr. Artan Elshani. Gjithashtu Ekipi është asistuar nga instrumentaret Xhevrije Jashanica dhe Kumrije Mjaku dhe anesteziologia Sebahate Gashi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës