Njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku, tha se nisma për hartimin e Udhëzimit Administrativ sipas të cilit parashihet edhe dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore, është më shumë një nismë për të i’u hequr përgjegjësinë Qeverisë.
Sadiku bëri thirrje që për këtë çështje të konsultohen institucionet e BE-së e ShBA-së, pasi sipas tij, ekziston rreziku që serbet përsëri t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe të përsëriten situata.
Kjo sipas tij, në mënyrë që kjo e fundit të mos kërkojë dorëheqjen e kryetarëve, por ata të shkarkohen në bazë të peticionit, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Ndonëse shton se rruga e duhur për ta tejkaluar krizën në veri të vendit është një marrëveshje politike, duke nënkuptuar dorëheqjen e kryetarëve në atë pjesë të Kosovës.
“Nëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare së pari me ndërmjetësuesit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që është Unioni Evropian dhe ShBA-të për këtë hartim të udhëzuesit për dalje nga kriza në veriun e Kosovës. Mendoj që mund të kemi një përsëritjeje të situatave të kaluara ku praktikisht serbët atje që jetojnë në veriun e Kosovës ta mohojnë këtë referendumin, të mos dalin në referendum dhe në rast se nuk dalin i bie që nuk ka kurrfarë rezultati ky lloj udhëzimi që tenton ta bëjmë në bazë të nenit 72 për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nga Ministria e Pushtetit Lokal”, tha ai.
“Është e rrugës që problemet politike të zgjidhen me mjete politike jo me mjete ligjore sepse dihet që shumica e krizave politike varen më tepër nga vullneti politik i palëve që janë në mos marrëveshje se sa do të kenë efekt dhe zgjidhje të tyre. Kurse elementet ligjore janë dhe ka treguar koha që praktikisht nuk mund të ndikojnë shumë në zgjidhjen e problemeve politike. Konsideroj që kjo formë e krijimit të udhëzuesit nga ministri i MAPL-së më tepër është një farë lloj heqje e fajit nga qeveria e Kosovës që mos t’i shkarkoj në mënyrë arbitrare këta kryetar të komunave dhe t’i bërë qytetarët serb që përmes referendumit një farë forme t’i shkarkojnë vetë kryetarët e zgjedhur dhe pastaj ti detyroj ata që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”.
“Shikuar në aspektin formal mund të konsiderohet legale sepse ligji e lejon këtë, por kuptimin e legjitimitetit konsideroj që zakonisht problemet politike nuk mund të zgjidhen me aktet nënligjore apo me mjete ligjore”, tha ai.
Më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri.BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor./Ekonomiaonline