4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Për gjashtë muaj 57 të vdekur në aksidente trafiku – kush duhet të japë përgjegjësi

Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në dy aksidente të ndara në Kosovë, njëri ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Duhël e tjetri në hyrje të Shtimes. Nga aksidenti i parë pësoi një familje nga fshati Sopi i Suharekës, kryefamiljari J.S humbi jetën bashkë me gruan dhe tre fëmijët. Për vdekje u godit nga një veturë edhe një këmbësore 43- vjeç, L.V, në hyrje të Shtimes.

Dëshmitarët thanë se J.S, 32-vjeçar me banim në Zvicër kishte ardhur në Kosovë për pushime, sipas tyre vetura  tij kishte goditur autobusin që po qarkullonte në atë rrugë. Në rrugën e njëjtë ishin shkaktuar aksidente fatale edhe në të kaluarën.

Ndërsa, aksidenti ku humbi jetën një këmbësore 43-vjeçare, kishte ndodhur nga pakujdesia e shoferës që po voziste veturën, njoftoi policia.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore, nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë”, tha policia.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor), kanë humbur jetën 51 persona nëpër aksidente të ndryshme në komunikacion, raporton Gazeta Express. Për këtë periudhë kohore në total ndodhën 7003 aksidente.

Përkundër faktit se Policia ka shqiptuar më shumë se 180 mijë tiketa trafiku, numri i aksidenteve që përfundojnë me fatalitet dhe me persona të lënduar vazhdon të jetë i lartë.

Janë gjithsej 5630 persona që pranuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e ndryshme që pësuan në aksidente. Këta presona u lënduan nga 2841 aksidente me persona të lënduar sa ndodhën këtë gjashtëmujor. Ndërsa, 4122 aksidente përfunduan vetëm me dëme materiale, thuhet në raportin e policisë për Express.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojnë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img