Site icon PrishtinaPress

Për gati dy muaj 17 persona u arrestuan në Obiliq

Zyrtarët e stacionit të Obiliqit, realizuan 17 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët e stacionit të Obiliqit, që nga data 1 qershor deri sot, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë shoqëruar në 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Urdhëresat kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.

Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë, janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të Gjykatës dhe Prokurorisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.

Pesronat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë.

 

Exit mobile version