1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Për dy vjet ShKK-ja parandalon 120 raste të kontrabandimit, Dibrani: Në burgje janë 1,700 persona

Shërbimi Korrektues i Kosovës në dy vjetët e fundit ka parandaluar 120 raste të kontrabandës me narkotikë e gjëra tjera të ndaluara.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Ismail Dibrani. Ai thotë se krahas parandalimit të kontrabandës, ShKK-ja është larg shteteve evropiane sa i përket kësaj çështjeje.

Dibrani thotë se në disa raste stafi korrektues është përfshirë në kontrabandë. Edhe në këtë aspekt, Dibrani ka thënë se 14 persona janë arrestuar.

“Realisht Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar në raport me parandalimin e kontrabandës në burgje. Vetëm dy vitet e fundit kemi mbi 120 raste të parandalimit të kontrabandës, të cilat janë adresuar edhe në institucionet përgjegjëse. Në rast se marrim vetëm marrim shifrat krahasuese në dy vitet e fundit ka parandalim më shumë se shumë vite më herët, jemi shumë larg shtete të Evropës e mos të flasim për rajonin. Ne po flasim për burgje dhe kontrabanda në burgje në asnjë rrethanë nuk mund të mendohet që të parandalohet sepse ka lloj-lloj formash përmes të cilave të dënuarit ose familjarë e tyre tentojnë të fusin brenda përfshi narkotikë, telefona e gjëra tjera të ndaluara”, thotë Dibrani për EO.

“Ka edhe raste kur stafi është i involvuar në këto dukuri, por siç jeni në dijeni edhe në këtë aspekt ne kemi shënuar rekord në raport me arrestimet dhe largimet nga puna. Vetëm dy vitet e fundit kemi mbi 14 raste të personave të cilët janë në ndalim, në burg dhe në procedura të ndjekjes. Po flasim për shifra rekord në raport me parandalimet, arrestimet dhe largimet nga puna të shërbyesve civil”, thotë tutje ai.

Dibrani ka folur edhe për marrëveshjen me Danimarkën, me ç’rast burgu i Gjilanit do të jetë në dispozicion të shtetit danez.

Ai thotë se kapacitetet në këtë institucion janë të mëdha, pasi Kosova numëron 1,700 të burgosur e të paraburgosur.

“Sot kur po flasim, i kemi 1 110 të dënuar dhe 600 të paraburgosur. Zakonisht kjo shifër varion 1 700-1800 persona që mbahen në institucionet korrektuese dhe të paraburgimit, ndërsa kapaciteti në institucionet tona, është 2 800, pra kemi mjaftueshëm shtretër të lirë për dallim prej shteteve tjera. Si rezultat i kësaj dhe vlerësimit të nivelit të trajtimit të personave që mbahen dhe rritjes së standarteve të larta evropiane, Danimarka ka bërë kërkesë për të marrë një burg me qira. Natyrisht në këtë burg do të punojnë edhe stafi jonë korrektues dhe përveç të mirave materiale që do t’i përfitojmë nga kjo marrëveshje, ne pritet të marrim edhe praktikat më të mira të shtetit danez, sepse në burgun e Gjilanit do të zbatohet rendi shtëpiak danez. Sigurisht që guvernatori do të jetë danez, por drejtori do të jetë kosovar, natyrisht edhe stafi korrektues nga Kosova”.

E sa i përket qirasë së burgut të Gjilanit, janë edhe disa kushte. Ai thotë se nuk do të ketë të burgosur me mbi 10 vite e as me rrezikshmëri të lartë.

“Në burgun e Gjilanit nuk do të ketë të persona të cilët janë të dënuar mbi 10 vite, nuk do të ketë të dënuar që janë me rrezikshmëri të lartë, pra do të jenë të dënuar me rrezikshmëri të mesme. Ju e dini që në burgjet e Kosovës kemi persona me rrezikshmëri shumë të lartë dhe rrezikshmëri të lartë, kështu që nuk ka asnjë lloj problemi sa i përket trajtimit të kësaj kategorie”, thotë ai.

Për fund, ai tha se stafi korrektues kosovar do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe vizitës studimore në Danimarkë për t’i mësuar zbatimin e praktikave të rendit shtëpiak danez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img