2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Për dy vjet, Kurti dhe kabineti i tij shpenzuan 109 mijë € për dreka dhe reprezentacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kabineti i tij politik i kanë shpenzuar 109 mijë e 105 euro, në dy vitet e fundit.

Në këtë shumë përfshihen mëditjet gjatë udhëtimeve zyrtare, akomodimi, biletat për udhëtim, drekat si dhe shpenzimet telefonike.

Sipas të dhënave që Paparaci ka siguruar nga Zyra e Kryeministrit për periudhën mars 2021 dhe mars 2023, figuron se Kurti nuk e ka marrë asnjë cent për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare që ai i ka zhvilluar në këtë periudhë kohore, e as për telefon.

Megjithatë, ai për dy vite ka shpenzuar 4 mijë e 121 euro për akomodim dhe rreth 5 mijë e 300 euro për bileta të udhëtimit.

E nga ana tjetër, stafi politik i Kurtit i ka harxhuar plotë 24 mijë e 430 euro për mëditje në udhëtime zyrtare, e gati dyfish më shumë për akomodim dhe bileta të udhëtimet.

Gjithsej, 87 mijë e 295 euro ka shpenzuar stafi politik i Kurtit për akomodim dhe bileta të udhëtimit.

Për dallim nga Kurti, stafi i shefit të qeverisë i harxhoi saktësisht 15 mijë e 233 euro për telefon, raporton Paparaci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img