Site icon PrishtinaPress

Për cilat vepra penale po kërkohet Milan Radoiçiq nga INTERPOL-i

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë. Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Millan Radoiçiq, i cili doli publikisht se i priu grupit që organizoi sulmin terrorist në Banjskë tashmë ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL-i.

Radoiçiq dyshohet për vepra të ndryshme, të cilat ndërlidhen edhe me terrorizëm, ndërsa fletarresti i lëshuar ndaj tij bazohet në dy vendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, Sinjali mëson se është përmendur edhe vendimi që është shpallur në kërkim nga Kosova, pasi dyshohet për kryerje të veprave penale terroriste, kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, kryerje të veprave terroriste si dhe pastrim parash.

Ndryshe, Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku është vrarë zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit mes grupit dhe Policisë së Kosovës, janë vrarë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur.

Autoritetet e Kosovës pretendojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron edhe shteti i Serbisë, pretendim që e mohon Beogradi zyrtar.

Exit mobile version