Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjanit.
Një fotografi me Kurtin e ka ndarë Peci në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar “Për bukën e sofrës”.
Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.