1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Për 8 muaj 250 raste të reja me kancer të gjirit

Në tetë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë paraqitur 250 raste të reja me kancer të gjirit. Krahasuar me vitin e kaluar, për periudhën e njëjtë kohore, vërehet se ka një rritje të rasteve të kësaj sëmundjeje.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi detyrës së drejtori të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi i cili tha se gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me sëmundje malinje.

“Po për periudhën janar-gusht të këtij viti në bazë të evidencës që e kemi në klinikën tonë janë 250 raste afërsisht, vetëm me kancer të gjirit, kurse në total afër mbi 1 mijë e diçka në total me sëmundje malinje. Ky numër nga viti i kaluar është ndoshta si statistikë e përafërt, por ne po pretendojmë edhe po llogarisim që deri në fund të fundit ky numër i të sëmurëve në përgjithësi, por në veçanti i atyre me kancer të gjirit të jetë ndoshta 10, 15 apo deri në 20% me rritje. Ky e përcjell trendin global botëror të rritjes të incidencës së shfaqjes së sëmundjeve malinje, andaj edhe ne si Kosovë nuk është që mund t’i shmangemi”, tha Bislimi.

Si sfidë për trajtim të pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit, por edhe në përgjithësi të atyre që vuajnë nga sëmundjet malinje, Bislimi ka evidentuar mungesën e kujdesit paliativ.

“Tek ne si Kosovë mungon kujdesi paliativ që është një shërbim krejt diçka tjetër nga ajo që ne mundohemi ta ofrojmë…. Është një specialitet në vete, fushë në vete e cila qytetarëve tanë nuk ua ofrojmë akoma sepse nuk e kemi. Ata pacientë paliativ ne mundohemi tu ofrojmë shërbime në klinikë por edhe klinikat e tjera ata janë të shpërndarë gjithandej nëpër klinika dhe spirale regjionale dhe shërbimet primare… Unë mendoj se këtu ka rëndësi shumë që të krijohen kapacitet duke filluar prej atyre resurseve humane dhe infrastrukturore që të ofrohet shërbimi palitaiv sepse këta pacientë diku 20 deri 30% të tyre i kemi në klinikën tonë, edhe këta e reflekton edhe në punën tonë të përditshme për shkak se duhet të merremi me ta, nëse kish me qenë një qendër paliative kishte me qenë meritore edhe për ata pacientë me atë shërbim”, u shpreh ai.

Lidhur me mbulueshmërinë e barnave nga lista esenciale për pacientët me kancer të gjirit, Bislimi tha se furnizimi nga kjo listë ka qenë i kënaqshëm.

“Ne gjithmonë thirremi në listën esenciale që e kemi të barnave në klinikën tonë, dhe mbulueshmëria e kësaj liste përafërsisht ka qenë diku 70-75%. Sa i përket kancerit të gjirit tretmani me citostatik, me terapi për kimio që e zbatojnë mund të them se ka qenë e kënaqshme duke përfshirë ato protokolle që i ndjekim, edhe me target terapi për ata që kanë nevojë marrjen e tranfuzumabit, herceptina që dihet më shumë në popull dhe me atë nuk kemi qenë edhe keq, furnizimet kanë qenë konfrom planifikimit. Një boshllëk e kemi pasur këtyre ditëve sidomos këtë muaj për shkak të disa rrethanave por po mendoj se sa i përket menaxhimit të kancerit të gjirit nuk kemi qenë keq, duke pas parasysh të gjitha rrethanat që na shoqërojnë neve si vend”… 

“Ato protokolle që janë standarde që i përdorim më shpesh kryesisht i kemi pas, ato tabletat hormonale të cilat i përdorin pacientët nëse kanë indikacion për to kryesisht i kemi pas, vetëm kemi qenë në mungesë të herceptinës në këtë periudhë të shkurt që na la”, theksoi Bislimi.

Doktor Bislimi shprehu si shqetësim mungesën e stafit infermieror. Sipas tij shpesh ndodh që një infermier të kujdeset për 40-50 pacientë që janë duke marrë kimioterapi.

“Një gjë të tillë nuk e kemi shumë të prekshme ne në Klinikën tonë, ne kemi pas lëvizje të stafit infermieror, një koleg i yni nga shërbimi i radioterapisë ka bërë një lëvizje ndoshta të përkohshme jashtë vendit, ndoshta dhe mbetet, por ky si trend po vazhdon, duhet të shikohet në këtë drejtim me ndal këtë trend negativ që po vazhdon dhe duhet me marr masa”… 

“Kemi mungesë të infermierëve nëse i shikojmë numrat nuk del ashtu unë i shikojnë anën praktike se kush po jep shërbime. Dhe kemi mungesë të infermierëve pasi që konkretisht shpesh ndodh që infermier në sallën e kimioterapisë të ofroj shërbime për 40-50 pacientë. Por edhe në repartin e radioterapisë nuk qëndrojmë më mirë edhe aty kemi mungesë të teknikëve të radioterapisë që është diçka më specifike dhe kjo si problematik mungesa kryesisht e infermierëve të them është jo vetëm në klinikën tonë por është edhe në shërbimet tjera”, theksoi ai.

Ndryshe, muaji tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img