1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Për 6 muaj për paga u shpenzuan 272 milionë euro

Shpenzimet e buxhetit në paga dhe mëditje janë rritur për 5 për qind më shumë këtë vit se në 2015-ën. Në gjashtë muajt e parë të 2016-ës për këtë kategori janë dhënë nga buxheti i shtetit 272 milionë euro sipas pas raportit gjashtëmujor financiar të publikuar nga Ministria e Financave.
Institucioni që i prin këtyre shpenzimeve është kabineti i kryeministrit, ku për të paguar stafin e Mustafës nga buxheti janë harxhuar 7 milionë euro raporton Zëri.info.
Derisa me shpenzime i vjen afër edhe zyra e Presidentit, ku i pari i shtetit Hashim Thaçi ka shpenzuar 2 milionë euro për paga vetëm për këta 6 muaj.

Kurse Kuvendi Kosovës, ka shpenzuar për pagat e kryekuvendarit dhe të deputetëve 385 mijë euro.
Ndërkohë edhe ministritë renditen në Listën e shpenzimeve e ajo që e ka “liruar” dorën më shumë në paga për të punësuarit e saj është Ministria e Punëve të Jashtme.
Ky dikaster i udhëhequr nga ministri Enver Hoxhaj ka shpenzuar nga thesari i shtetit 10 milionë euro raporton Zëri.info.
Duke ju referuar këtij raporti gjashtëmujor financiar, shifra të larta të harxhimeve në rroga shihen edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky institucion ka shpenzuar në rroga 6 milionë euro.
E numra milionësh vërehen edhe në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ku Ministri Kujtim Shala për paga të stafit të tij ka harxhuar buxhetin e shtetit për 8 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img