Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk e ka kaluar asnjë ditë të vetme që nga marrja e postit, ku nuk ka dhënë deklaratë të rreme apo konfuze.
Statistikat janë nxjerrë nga kontrolluesi i fakteve në WP, që monitorojnë deklaratat e Trumpit në ditët e para të presidencës së tij, transmeton portali arbresh.info.
WP thekson se gjatë fushatës parazgjedhore rreth dy të tretat e fjalimeve të tij janë vlersuar si false.
“Të gjithë politikanët shtrembërojnë të vërtetën për t’iu përshtatur qëllimeve të tyre politike, – thonë drejtuesit, – por askush nuk e bën këtë kaq shpesh dhe pa pranuar gabimin, si Trumpi gjatë pak më shumë se 30 ditëve të tij në detyrë”.
Por a do ta prekë kjo të ardhmen politike të Trumpit? “Ndoshta më pak nga sa mendoni”, shkruan “Ëashington Post”.
Megjithatë, mbështetësit e tij, të ndikuar nga deklaratat e Trump për mosbesim ndaj mediave, mund t’i kthejë këto statistika në të parëndësishme.