Për festën e 28 nëntorit Ditës së Flamurit, mirëpo edhe njëkohësisht edhe për 82 vjetorin e lindjes së tij, profesori i njohur Shyqri Nimani, organizon Promovimin e Monografëve dhe Hapjen e Ekspozitës Retrospektive.
Ekspozita do të shfaqet ne Galerinë e Arteve në qytetin e Pejës, në orën 13:00.
Shyqri Nimani është një hartues dhe profesor grafik shqiptar i njohur si një nga projektuesit e parë profesionalë të grafikëve shqiptarë.
Ai është gjithashtu një nga themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës./Prishtinapress/