Tri vdekje të dyshimta janë raportuar brenda 24 orësh në Kosovë.
Një ka ndodhur në Prishtinë, ku pa shenja jete është gjendur një mashkull, trupi i të cilit është dërguar në IML për obduksion.
Një mashkull në shtëpinë e tij është gjendur pa shenja jete edhe në Drenas.
Teksa, gjithashtu një viktimë e gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete edhe në Rogovë të Gjakovës.
Të tri këto raste janë kategorizuar si vdekje të dyshimta.
Njoftimet e Policisë:
Rr.Tring Ismajli, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Fsh. Rogovë, Gjakovë, 25.03.2022 – 19:10. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin.