Site icon PrishtinaPress

Për 24 orë në Spitalin e Pejës u trajtuan 176 pacientë dhe u lindën tri foshnje

Përgjatë 24 orëve të fundit, si raste emergjente në Spitalin e Pejës janë trajtuar 176 pacientë dhe 20 nga ta tashmë janë në trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas informacioneve nga ky spital, përgjatë të njëjtit orarë janë lindur tri foshnje, 1 e gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Nga ky spital janë transferuar 2 pacientë për në Qendrën Klinike Universitare, kurse 313 pacientë kanë kryer 4 mijë e 941 analiza.

Exit mobile version