Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale./Prishtinapress/