Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 33 persona kanë rezultuar pozitiv në coronavirus, ndërsa 46 qytetarë kanë fituar betejën ndaj COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkruan Zemaj në Facebook.
Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.