4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Për 24 orë 13 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 13 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq shumica e rasteve ‘viktima të dhunës në familje’, janë gratë.

Sipas raportit, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Graçanicë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 12.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij  kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 12.09.2022-20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e ti kosovar e. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drenas 10.09.2022-10:00. Më 12.09.2022 është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë 12.09.2022-23:42 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar -vëllai i sajë, në gjendje të dehur  ka ushtruar dhunë psikike ndaj sajë.

Fushë Kosovë 12.09.2022-20:55 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e sajë kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjilan 12.09.2022-09:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 12.09.2022-13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 12.09.2022 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 12.09.2022-17:00 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij)  pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë 12.09.2022-21:02 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i sajë kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin por i njëjti nuk është takuar. Rasti në hetime.

Gjakovë 12.09.2022-17:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari gjendet në arrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img