2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Për 16 vjet u themeluan 11 komisione hetimore nga deputetët

Konstituimi i komisionit hetimor që synon sqarimin e dilemave për keqpërdorim me rezerva shtetërore, është duke dështuar për disa herë radhazi. E brenda 16 vjetësh janë themeluar 11 komisione të tilla. Nga Kuvendi i Kosovës kanë ofruar të dhëna për këto komisione hetimore, teksa kanë treguar se nga ta vetëm katër raporte kanë arritur të miratohen nga deputetët.

11 komisione parlamentare hetimore janë formuar në Kuvendin e Kosovës për tema të ndryshme brenda 16 vjetësh.

Në vitin 2006 deputetët e atëhershëm kishin themeluar komisionin hetimor lidhur me raportin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet në Kuvendin e Kosovës, e që më pas kishin miratuar edhe raportin për këtë çështje.

Në të dhënat që Zyra e Kuvendit i ka ofruar televizionit Dukagjini, bëhet e ditur se kanë arritur të miratohen vetëm katër raporte nga këto 11 komisione deri në vitin 2022.

Ndër raportet e miratuara që ka dhënë rezultate tek gjyqësori, është rasti i dëbimit të shtetasve turq më 2018.

Të tjerat nuk janë miratuar nga deputetët për arsye se në disa raste ishte shpërndarë Kuvendi, e në disa raste edhe i kishte kaluar mandati.

“Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës – i themeluar më 1 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport. Raporti përfundimtar është shqyrtuar më 12.04.2019, ndërsa nuk ka arritur të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civil në Administratën Shtetërore – i themeluar më 28 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka përgatitur raport. Komisionit i ka kaluar mandati pa përgatitur Raportin përfundimtar”.

Derisa, aktualisht janë dy komisione hetimore parlamentare që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës, ai për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, si dhe ai për rezervat shtetërore i cili nuk është arritur të konstituohet për të gjashtën herë radhazi, shkaku i bojkotit të partisë në pushtet.

Por, për mënyrën e funksionimit të këtyre komisioneve hetimore, ka kritika Instituti Demokratik i Kosovës, i cili thotë se shpesh deputetët nuk i trajtojnë shumë seriozisht çështjet.

“Fatkeqësisht në ushtrimin e këtij funksioni deputetët dhe partitë politike kanë çaluar, sepse shumë shpesh kemi politizimin e punës së komisioneve, një prej atyre është Komisioni i Energjisë, kur pozita ka vendosur të hap një të tyre, e opozita një tjetër, prandaj duke e kujtuar që funksioni i këtij institucioni është i rëndësishëm, dhe ne duhet të i bëjmë thirrje deputetëve që të ushtrojnë në një mënyrë më objektive dhe neutrale.”, thotë Arbër Thaçi nga KDI.

Në lidhje me hetimet që mund të nisin si shkak i raporteve që dalin nga komisionet hetimore, nuk kanë kthyer përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës./RTVDukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img