Site icon PrishtinaPress

Peqan, Suharekë: Të shtëna me armë në dasmë, policia del në vendngjarje

Mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës, gjatë ahengut familjar në një shtëpi, festës së martesës, pati të shtëna me armë zjarri në ajër nga disa persona.

Lexuesit e KlanKosova.tv tregojnë se pas kësaj, në familjen në fjalë kanë shkuar organet e rendit, të cilët kanë gjetur disa gëzhoja dhe konfiskuan armë. Po ashtu në stacion kanë shoqëruar pronarin e shtëpisë, gjegjësisht babanë e dhëndrit që po martohej.

Exit mobile version